Mësuesja kërkon nga Rrahman Jasharaj të dorëhiqet: Po e denigron karakterin e të qenurit mësues

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla e cila është kundër grevës së SBASHK-ut ka një kërkesë për kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj. Stublla në T7 kërkoi dorëheqjen e Jasharajt, pasi sipas saj, në vendin e tij duhet të jetë dikush që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që gjejnë […]

Stublla në T7 kërkoi dorëheqjen e Jasharajt, pasi sipas saj, në vendin e tij duhet të jetë dikush që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që gjejnë zgjidhje.

“Nëse e don aq shumë arsimin sapo proklamon, le të japë dorëheqja, le t’ia lëshon vendin dikujt që e don arsimin dhe që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Tutje Stublla shtoi se Jasharaj po shihet si pengesë e realizimit të qëllimeve të mësimdhënësve. Ajo thotë se Jasharaj po e denigron karakterin e të qenurit mësues.

“Ai po shihet si pengesë për realizimin e qëllimeve tona si mësimdhënës. Po e përdor emrin tonë në mënyrë shumë të ultë, po e denigron karakterin e të qenurit mësues”.

Kujtojmë se Stublla kishte refuzuar protestën e SBASHK-ut që u mbajt në muajin maj. Sipas saj, protestat e SBASHK-ut kanë qenë të organizuara politikisht.

Në maj të këtij viti, qindra punëtorë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar për kërkesat e tyre, përfshirë edhe SBASHK-un. Ata kërkonin nga 100 euro shtesë në paga çdo muaj, deri në miratimin e ligjit për paga.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?