Me pasaporta ruse dhe ukrainase, arrestohen 3 sulmuesit në depon e armëve në Gramsh, dy ushtarë në spital

Tre persona me pasaporta ruse dhe ukrainase janë kapur nga organet e rendit në Shqipëri pasi kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë të cilët po ruanin depon e armëve në Gramsh. Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije për se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen […]

Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije për se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar shtetësinë e sulmuesve.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Siç raporton ABC News, tre shtetasit e huaj të cilët dyshohet se janë agjentë kanë tentuar që të futen fshehurazi në depon e armëve, derisa ka vijuar përplasja fizike me ushtarët që po ruanin objektin.

Pas përplasjes, një prej tre personave ka sulmuar ushtarët shqiptarë me sprej, e madje siç raporton Top Chanel edhe me elemente acidike.

Dy ushtarët e lënduar tashmë janë duke u trajtuar në spitalin e Traumas.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?