Mbushen qelitë në pesë ditë: 117 persona të arrestuar në Kosovë, 78 prej tyre në mbajtje

Mbushen qelitë në pesë ditë: 117 persona të arrestuar në Kosovë, 78 prej tyre në mbajtje

Për pesë ditë të javës, pra nga e hëna e deri të premten, Policia e Kosovës ka arrestuar plot 117 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentim-vrasje, dhunë në familje e seksuale, kanosje, sulme, kontrabandë, posedim droge, vjedhje etj. Nga këta 117, siç ka parë Periskopi , 78 janë dërguar në mbajtje. Policia, përmes […]

Policia, përmes raporteve ditore ka ofruar statistika të të arrestuarve ku vetëm ditën e hënë, janë arrestuar 35 persona, të martën 21, të mërkurën 21, të enjten 28 dhe e premtja është përmbyllur me 12 persona të arrestuar.

Periskopi në fundjavën e kaluar ka raportuar për numrin e madh të rasteve të dhunës ndaj grave përgjatë një jave. Nga të dhënat e policisë, doli se ishin rreth 30 raste kur në rastet më të shpeshta, burrat shtruan presion psiqik apo edhe çuan dorë ndaj gjinisë femërore.

Në përmbajtjen e disa prej këtyre rasteve, si arsye të dhunës ndaj grave theksohen xhelozia dhe mosmarrëveshjet brenda familjes. Madje, në disa thuhet se ka pasë dhunë të vazhdueshme deri tek momenti i raportimit tek organet.

Sociologu Blerim Shabani, për Periskopin ka dhënë një analizë pse po shohim ende shumë raste kur mirëqenia e gruas po cenohet, qoftë në familje apo shoqëri.

Ai renditë arsyet ekonomike, papunësinë, gjendjen mendore, tradhtinë etj si shkaqe të mund të çojnë deri tek pika e dhunës.

‘’Faktorët janë të shumtë nga ata personal, familjar e komunitar. Dhuna në familje ndodh për arsye të kushteve ekonomike, papunësisë, varfërisë, gjendjes mendore të njërit çift apo si rezultat i përdorimit të substancave psiko aktive dhe konsumit të alkoolit. Faktorë tjerë janë aspekti i edukimit dhe dallimeve në pikpamje dallimet socio-kulturore për jetën dhe të ardhmen, faktorë tjetër janë tradhëtitë, niveli të larta të gjendjes stresuese. Dhuna ndaj në familje dhe me bazë gjinore është vepër penale dhe dënohet në bazë të dispozitave ligjore.’’, ka thënë Shabani./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?