Matoshi: Presidentja Osmani ja ka huqur, Kosova nuk mund të nënshkruaj traktat të mbrojtjes me Shqipërinë

Matoshi: Presidentja Osmani ja ka huqur, Kosova nuk mund të nënshkruaj traktat të mbrojtjes me Shqipërinë

Publicisti, Halil Matoshi, përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka titulluar “Huqja e Presidentes”, ka thënë se Traktati për Mbrojtje të Përbashkët me Shqipërinë, për të cilin Vjosa Osmani u angazhua ta nënshkruaj me presidentin e Shqipërisë, nuk mund të arrihet. Ky pakt sipas Matoshit, nuk do mund të arrihej as kur Shqipëria […]

Ky pakt sipas Matoshit, nuk do mund të arrihej as kur Shqipëria nuk ka qenë anëtare fuqiplotë e NATO-s, sepse karakteri, struktura dhe fazat e ndërtimit të Forcës së Kosovës varen nga mekanizmat e NATO-s.

Në shkrimin e tij, Matoshi theksoi se ky angazhim i Osmanit për nënshkrimin e një pakti të tillë është inspiruar nga tensionet me Serbinë dhe për të dëshmuar patriotizëm të munguar kushtetues.

Po ashtu, ai ka thënë se Shqipërinë nuk e lejojnë artikujt 5, 7 dhe 8 të NATO-s për të nënshkruar ndonjë traktar ushtarak.

“E inspiruar nga tensionet me Serbinë dhe për të dëshmuar patriotizëm të munguar kushtetues, Presidentja e vendit Dr. Vjosa Osmani, gjatë vizitës së Presidentit shqiptar Bajram Begaj në Kosovë, u angazhua që të nënshkruhet TRAKTAT PËR MBROJTJE TË PËRBASHKËT me Shqipërinë!? Në kontekstin e një marrdhënie ndërmjet dy shteteve, një pakt i tillë nuk ka mund të arrihej as atëherë kur Shqipëria nuk ishte anëtare fuqiplotë e NATO-s, sepse karakteri, struktura dhe fazat e ndërtimit të Forcës së Kosovës varen nga mekanizmat e NATO-s. Në kontekstin aktual, Shqipërinë nuk e lejojnë Artikujt 5, 7 dhe 8 të NATO-s për të nënshkruar ndonjë Traktat ushtarak për mbrojtje të përbashkët me Kosovën apo me ndonjë palë tjetër të tretë”, ka thënë Matoshi.

Ai i ka cilësuar si pushtarët aktual i ka cilësuar si “naivë, inatxhi dhe (vet)viktimizues, të ngritur mbi urrejtjën ndaj të tjerëve”.

“Ky do të ishte profili me katër fjalë kyçe, i politikanëve kryesorë të pushtetit të ri kosovar. Po shihet nga larg e pa tejçyrë, mungesa fatale e politikbërësve, kurse gafat e në politikbërjen e “pushtetit të shpresës” po marrin formën e vet kërcitëse! Janë njerëz me besim të madh popullor (legjitimitet qytetarë), rrahin gjoks si ekspertë, e nuk kanë as mendim dhe as kompetencë juridike, as sens e Raison d’Etat në marrdhëniet ndërkombëtare”, shkroi Matoshi.

Postimi i plotë:

Huqja e Presidentes!

Traktati i Washingtonit (4 prill 1949) që njihet si Pakti NATO nuk lejon kurrfar traktati të mbrojtjës së përbashkët me palët e treta, por në Kosovë, popullizmi ka shti rrënjë. Mirëmbajtja e demokracisë nuk varet gjithaç nga epistemologjia sa nga sjellja normale në suaza të një kornize ligjore.

Naivë, inatxhi dhe (vet)viktimizues, të ngritur mbi urrejtjën ndaj të tjerëve. Ky do të ishte profili me katër fjalë kyçe, i politikanëve kryesorë të pushtetit të ri kosovar.

Po shihet nga larg e pa tejçyrë, mungesa fatale e politikbërësve, kurse gafat e në politikbërjen e “pushtetit të shpresës” po marrin formën e vet kërcitëse!

Janë njerëz me besim të madh popullor (legjitimitet qytetarë), rrahin gjoks si ekspertë, e nuk kanë as mendim dhe as kompetencë juridike, as sens e Raison d’Etat në mardhëniet ndërkombëtare.

Nga këndvështrimi im, jam i prirur të gjëj pika të ndritshme tek lidershipi aktual, që japin vërtet shpresë për një kurs dhe diskurs të ri, por mjerisht, sinjale të tilla nuk po duken në horizont!?

Ashiqare, këtë klasë të re politike e mbisundon padija në fushën e politikës e diplomacisë, mujshia karshi tjetrit dhe në ndërdije, frika, si këshilltari më i keq, që herdokur shpie në dhunë!

Shfaqen, kurthohen e mbllaqisin do fjali koti, që po i dekonstruktove, dalin pa kuptim logjik.

Porse më e keqja nuk është gabimi si i tillë (‘errare human est’) por e keqja supreme është mospranimi i gabimeve dhe mburrja në bashkëjetesë të papenguar me mosdijen.

E inspiruar nga tensionet me Serbinë dhe për të dëshmuar patriotizëm të munguar kushtetues, Presidentja e vendit Dr. Vjosa Osmani, gjatë vizitës së Presidentit shqiptar Bajram Begaj në Kosovë, u angazhua që të nënshkruhet TRAKTAT PËR MBROJTJE TË PËRBASHKËT me Shqipërinë!?

Në kontekstin e një marrdhënie ndërmjet dy shteteve, një pakt i tillë nuk ka mund të arrihej as atëherë kur Shqipëria nuk ishte anëtare fuqiplotë e NATO-s, sepse karakteri, struktura dhe fazat e ndërtimit të Forcës së Kosovës varen nga mekanizmat e NATO-s.

Në kontekstin aktual, Shqipërinë nuk e lejojnë Artikujt 5, 7 dhe 8 të NATO-s për të nënshkruar ndonjë Traktat ushtarak për mbrojtje të përbashkët me Kosovën apo me ndonjë palë tjetër të tretë. Marrëveshje për shitblerje armësh e asistenca teknike e doktrinare po.

As ShBA nuk ka të drejtë për të nënshkruar traktate të mbrojtjës së përbashkët me shtete të treta, ndonëse ka të drejtë për Marrëveshje bilaterale me aleatë jasht NATO-s (ka marrëveshje me 18 shtete, anëtare të OKB-së),

(‘Major Non-NATO Ally’ (MNNA), PA ASNJË DETYRIM PËR MBROJTJE TË PËRBASHKËT, sepse NATO e respekton Kartën e OKB-së dhe trupat e saj si Këshillin e Sigurimit.

Nëse i shkoklojmë Artikujt 1, 5, 7 dhe 8 shohim se NATO funksionon e lidhur ngusht me Kartën e OKB-së.

Që në preambulë të Traktatit jepet zotimi se Palët ripohojnë besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara si edhe dëshirën e tyre për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë.

Artikulli 1 i Atlantikut të Veriut shprehimisht detyron palët nënshkruese që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare, në të cilën ato mund të përfshihen, me mjete paqësore duke mos e vënë në rrezik paqen, sigurinë dhe drejtësinë ndërkombëtare, si dhe të shmangen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës, në çfarëdo mënyre që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara. Në artikullin 5 thuhet se sulmi eventual i armatosur mbi një anëtar të Paktit paraqet sulm mbi tërë Paktin dhe Palët kanë të drejtë për mbrojtje kolektive apo individuale, sipas Pikës 51 të Kartës së OKB dhe me të gjitha masat e marra si rrjedhojë e sulmit do të njoftohet menjëherë Këshilli i Sigurimit të OKB dhe masat mbrojtëse përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e duhura për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në artikullin 7 theksohet fakti se

ky Traktat nuk prek në asnjë mënyre të drejtat dhe detyrimet sipas Kartës, që kanë Palët që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, ose përgjegjësinë PARËSORE të Këshillit të Sigurimit, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe artikulli 8 që siguron se secila nga Palët deklaron se asnjë nga zotimet ndërkombëtare tashmë në fuqi ndërmjet asaj dhe çdo Pale tjetër apo cilitdo Shtet të tretë nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij Traktati dhe merr përsipër të MOS HYJ në çfarëdo zotimi ndërkombëtar në kundërshtim me këtë Traktat.

Traktati Veri-Atlantik (NATO) funksionon si aleancë unike dhe e vetme ushtarake dhe politike (pas shpërbërjës së Paktit të Varshavës), duke respektuar në tërësi Këshillin e Sigurimit të OKB-së si ‘Qeveri të botës” dhe duke respektuar të drejtën e KS si parësore për të ndërhyrë në zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Nga shtetet anëtare të Paktit Veri-Atlantik, vetëm ShBA-ja e ka në fuqi me shtetet e treta, Statusin e Aleatit të Madh Jo-NATO (MNNA);

Ndërsa statusi nuk përfshin automatikisht një pakt të mbrojtjes reciproke me Shtetet e Bashkuara, ai jep një sërë avantazhesh ushtarake dhe financiare. që nuk mund të merren nga vendet joanëtare të NATO-s. Aktualisht, ShBA-ja ka 18 shtete aleate të mëdha jashtë NATO-s. Ato janë: Argjentina, Australia, Bahreini, Brazili, Kolumbia, Egjipti, Izraeli, Japonia, Jordania, Kuvajti, Maroku, Zelanda e Re, Pakistani, Filipinet, Katari, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Tunizia.

Statusi i madh i Aleatit Jo-NATO (MNNA) është një përcaktim sipas ligjit të SHBA-së që u siguron partnerëve të huaj përfitime të caktuara në fushat e tregtisë së mbrojtjes dhe bashkëpunimit të sigurisë. Përcaktimi i Aleatit Kryesor Jo-NATO është një simbol i fuqishëm i marrëdhënieve të ngushta që Shtetet e Bashkuara ndajnë me ato vende dhe tregon respektin e thellë për miqësinë për vendet me të cilat shtrihet. Ndërsa statusi i MNNA ofron privilegje ushtarake dhe ekonomike, ai nuk përfshin asnjë angazhim sigurie për vendin e caktuar. Privilegjet që rezultojnë nga përcaktimi MNNA sipas ligjit të ShBA-së konsistojnë në hua materiale, furnizime ose pajisje për qëllime bashkëpunuese kërkimore, zhvillimi, testimi ose vlerësimi.

Sëkëndejmi, pos për qëllime populliste dhe veshje të diskursit publik me petka patriotike, kërkesa e tillë është e paobjekt në marrdhëniet ndërkombëtare dhe bëhet vetëm për përdorim të brendshëm!?

E kur kjo kërkesë bëhet nga zyra nr. 1 e shtetit, dëshmon mosnjohje të thellë të Rendit Botëror. Shpërfaq një dëshirë të radhës që del nga “kutia magjike” e Presidentes!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?