MAShTI përgatitet më libra për vitin e ri shkollor, vazhdon të favorizohet kompania e Ekrem Llukës, 14.3 milionë euro për dy vite

MAShTI përgatitet më libra për vitin e ri shkollor, vazhdon të favorizohet kompania e Ekrem Llukës, 14.3 milionë euro për dy vite

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit akoma nuk ka lidhur kontratë për furnizim më libra shkollor si zakonisht. Por, ka shpallur kompanitë fituese që do të bëjnë shpërndarjen e librave në shkollat nga klasa e 1 deri në të 9-të. Kontratat pritet të nënshkruhen në javën e ardhshme dhe nuk ka ndonjë risi sa […]

Libra falas do të ketë edhe në këtë vit për nxënësit. MAShTI, po vazhdon të bëjë negociata më 6-7 kompani (librari) për furnizim më libra, dhe akoma nuk po realizon tender të hapur, ku do të ftonte të gjitha kompanitë në garë për tender, shkruan Periskopi.

Po nëpërmjet negocimit është bërë shpallja e fituesve që do të bëjnë furnizim më libra në këtë vit, i cili fillon edhe pak ditë.

“Furnizim me tekste shkollore sipas programeve të reja mësimore për vitin shkollor 2022 -2023 për klasën e 1-9-të,  do t’i kushtojë Ministrisë 17.8 milionë euro. Ky tender është ndarë në 7 pjesë, që nënkupton se do të lidhen kaq kontrata. Kompania “Dukagjini” do të ketë hisen më të madhe në furnizim më libra, sikurse edhe pagesën nga ana e MASHT. Kompania e Llukës do të lidhë kontratë në një vlerë prej  9, 474, 642,50 euro. Sipas dokumentacionit të prokurimit që e ka parë Periskopi, në vendimin për të shpallur fitues të lot 1, këtë kompani shkruan se ‘Dukagjini’ kishte ofertuar me çmime prej 16,668,576.71 euro, por pas negociatave çmimi është zbritur.

Kompania “Albas SH.P.K” do të lidhet kontrata në vlerë prej 3, 396,002,40 euro.

“Shtëpia Botuese Libri Shkollor” në vlerë prej 996, 719,53 euro.

“BOTIME PEGI SH.P.K.” – dega në Kosovë, në vlerë prej  353 027,72 euro.

N.G.B.L. ‘”Berat”, 308 987,52 euro.

“Shukri Klinaku”, 358 503,00 euro.

“MAGJIA E LIBRIT SH.P.K. – Kontrata pritet të jetë 26 271,48.

Aty janë të cekura se cilat libra do të blihen dhe se sa është numri i tyre. Disa libra shihet që janë zëvendësuar më disa të tjerë, ose janë plotësuar më të rinjë. Është interesante se kompania “Shukri Klinaku”, që për emër tregtarë e ka emrin “Luarasi”, do të bëjë furnizim më 3736 libra të Fizikës 6, ku autor është vetë Shukri Klinaku.

Edhe në vitin e kaluar tek tenderi “Furnizim me libra për arsimin para universitar për vitin 2021/ 2022” e cila peshonte 4. 8 milionë euro, kontratën më të madhe e ka realizuar “Dukagjini”, në një vlerë prej 3.544.912.89 euro.

Po ashtu ka pasur edhe një fazë të dytë të furnizimit më libra vitin e kaluar “Blerja e Teksteve shkollore sipas programeve të reja mësimore për vitin shkollore 2021 2022 për klasat 3,8 dhe tekstet e klasës së 7 si dhe të teksteve për nxënësit e komuniteteve për fazën e dytë”. Edhe në këtë procedurë që ka qenë më negocim ‘Dukagjini’ kishte lidhur kontratën në vlerë më të madhe, fiks  1 335 693,34 euro.

Në vitin 2018 është shpërblyer më një kontratë në vlerë prej 8.7 milionë euro.

Në vitin 2019 është shpërblyer më kontratë 7,8 milionë euro.

Në vitin e kaluar MAShT, kishte arritur që të lidhë kontrata në ditët e fundit të gushtit, dhe shpërndarja e librave nuk ishte bërë më kohë. Shumë shkolla kishin pranuar librat, tek pas 3 javësh. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?