LDK me kritika: Qasja e pushtetit po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët lidhur me përmbajtjen e dialogut

LDK me kritika: Qasja e pushtetit po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët lidhur me përmbajtjen e dialogut

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë transparence. Ajo ka thënë se kjo mostransparencë po shfaqet edhe në dialogun Kosovë Serbi. Sipas saj, kjo lloj qasje po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët. “Derisa, tanimë si për të gjitha proceset në të cilat po kalon […]

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë transparence.

Ajo ka thënë se kjo mostransparencë po shfaqet edhe në dialogun Kosovë Serbi. Sipas saj, kjo lloj qasje po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët.

“Derisa, tanimë si për të gjitha proceset në të cilat po kalon vendi ynë, partia në pushtet mbetet në nivelin më të lartë të mostransparencës. Kjo qasje, përpos që po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët lidhur me përmbajtjen e agjendën e dialogut, partisë në pushtet po i krijohet mundësia të shtrijë gjuhën propaganduese të militantëve për tifozllëk që të mbulojë paaftësinë qeverisëse”, ka deklaruar Halimi për portalD.

Halimi e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, se është kundër shkëmbimit territorial si dhe njohja nga Serbia të jetë në qendër të bisedimeve.

“Imazhet e komentimet për lëvizjet e kryeministrit nuk janë aq të mjaftueshme për të konkluduar çfarë në të vërtetë u bisedua në takimin e Brukselit. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet në të njëjtat qëndrime për sa i përket dialogut; ruajtja e integritetit territorial, si dhe njohja nga Serbia mbeten parime qenësore”, ka deklaruar ajo.

Në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, i cili zgjati mbi pesë orë, nuk pati ndonjë marrëveshje. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ende nuk e ka dhënë ndonjë deklaratë për media, në lidhje me këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?