LDK kërkon që Qeveria të ndalë presionin ndaj mësimdhënësve dhe të bëhet një zgjidhje

LDK kërkon që Qeveria të ndalë presionin ndaj mësimdhënësve dhe të bëhet një zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç ‘rast u kërkua të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve nga ana e Qeverisë dhe të gjendet një zgjidhje. Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e qeverisë për […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç ‘rast u kërkua të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve nga ana e Qeverisë dhe të gjendet një zgjidhje.

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e qeverisë për t’ua pezulluar kontratat atyre, është një kërcënim dhe nuk ka mbështetje ligjore.

“Ju kemi ftuar për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me qasjen që ka Qeveria e Kosovës ndaj grevistëve në sektorin publik, me theks për punëtorët e arsimit. Dje SBASHK ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik, kurse menjëherë më pas qeveria ka bërë kërkesën për të kërkuar listat e punonjësve të arsimit të cilët janë të përfshire në grevë për t’i pezulluar nga lista e pagave, kështu duke fyer rëndë dinjitetin edhe integritetin e tyre”.

“Mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë si rezultat i moskonsideratës nga ana e Qeverisë”.

“Në vend se të dialogojë dhe të gjejë një zgjidhje, qeveria ka zgjedhur kërcënimin financiar për mësimdhënësit dhe sektorin publik në kohën kur kriza financiare në vend po thellohet pikërisht nga mosveprimi i kësaj qeverie”.

“Kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e Qeverisë për të dënuar ose pezulluar kontratat e punës së tyre është një goditje e ultë dhe pa mbështetje ligjore. Është praktikë tipike e autokratëve për të heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?