LDK ia propozon Qeverisë Kurti planin për tejkalimin e krizës energjetike

LDK ia propozon Qeverisë Kurti planin për tejkalimin e krizës energjetike

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reduktimet e energjisë që po ndodhin gjatë verës, janë një shenjë e qartë e një dimri të vështirë që do ta ketë Kosovës. Tutje, Abdixhiku, ka propozuar një plan 10 pikësh për krizën energjetike, i cili do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset e Kosovës. […]

Tutje, Abdixhiku, ka propozuar një plan 10 pikësh për krizën energjetike, i cili do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Në planin e propozuar i pari i LDK-së njofton se përfshihet edhe heqja e TVSH-së për të gjitha faturat energjetike në Kosovë.

“Të dashur qytetarë, reduktimet e energjisë elektrike që po na ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të verës janë shenjë e qartë e një dimri të vështirë që së bashku do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimësi, qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë në kohë.  Ajo ka patur një vit të plotë për tu përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si e një viti më parë. Prandaj ne kemi propozuar një plan 10 pikësh për krizën energjetike, plan që do të ndihmojë qytetarët tanë, familjet tona, bizneset e Kosovës, që të përballojmë më lehtë krizën e këtij viti. Plani bënë thirrje për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tarifave të tanishme, kontrata afatgjata furnizimi, e heqje të TVSH-së në të gjitha faturat energjetike në Kosovë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai i ka kërkuar qeverisë që të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes.

“Po ashtu nëpërmjet propozimit tonë, ne i kërkojmë qeverisë së Kosovës të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë”, ka vijuar tutje kryetari i LDK-së.

Më tej, ai ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë duke thënë se kjo e fundit është në gjumë, përderisa vendet e BE-se dhe rajonit kanë plane konkrete kursimi.

“Në fund, përderisa të gjitha vendet e BE-së dhe rajonit kanë plane konkrete kursimi, qeveria e Kosovës është ende në pushim”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?