LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet Abazoviçi, s’është më kryeministër i Malit të Zi

Dritan Abazoviç më nuk është kryeministër i Malit të Zi. Parlamenti malazez ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij. Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa […]
Dritan Abazoviç më nuk është kryeministër i Malit të Zi.
Parlamenti malazez ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij.
Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër.
Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.












