Lajçak e Escobar negociuan me të deri pas mesnate, Vuçiq me një video në Instagram tregon çka arritën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se pjesën e dytë të takimeve me emisarët  Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajcak, me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE’së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten e ka përfunduar, të premten, 15 minuta pas mesnate. Si zakonisht, ai s’ka mundur t’i […]

Si zakonisht, ai s’ka mundur t’i shmang tonet dramatike, as në postimin në Instagram ku ka shkruar “Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”.

Pas rreth dy orë bisedimesh, shefi i shtetit serb ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çka është fjala. Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

“Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa cështje më të mëdha, s’do të vijmë fare të nje zgjidhje e tillë”.

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë. Tutje, Vuçiq ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me zell për ta ruajtur paqen për “popullin tonë” dhe që serbëve t’u sigurohet “mbetja e mëtejme” në Kosovë.

Deri tash nuk dihet se për cfarë kompromisi po flet Vuçiq. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar e Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?