Kurti sulmon mediet në Kosovë: Ka nga ato që besojnë lajmin me orgjinë nga Beogradi sesa nga Prishtina

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar ministrave dhe anëtarëve të partisë që ta ndjekin shembullin e tij që të flasin rrallë për mediat. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se kështu ata do të tregonin “korrektësi e vërtetësi”. “Jemi dëshmitarë se ka investim në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të […]

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar ministrave dhe anëtarëve të partisë që ta ndjekin shembullin e tij që të flasin rrallë për mediat.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se kështu ata do të tregonin “korrektësi e vërtetësi”.

“Jemi dëshmitarë se ka investim në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinionit publik. Ka njerëz e ndonjë kanal medial që interesin kryesor e kanë ta besojnë lajmin me orgjinë nga Beogradi sesa nga Prishtina, pavarësisht se ne po përpiqemi që vazhdimisht të japim shembuj për korrektësi e vërtetësi, ndërsa nga Beogradi prej dekadash vijnë sensacionalizma dhe lajme të rreme. I bëjnë jehonë se çka thënë filani e fisteku, pastaj më thonë mua e ministrave të mi pse nuk po e komenton çka tha ai, pse nuk po flet, çka po fshehni”, tha Kurti.

Kryeministri tha se çdo komunikim i tij tash e tutje, “do të jetë vetëm në kuadër të interesit të shtetit”.

“Madje i këshilloj të gjithë vartësit e mi ta ndjekin të njëjtin parim. Duhet ta ulim pak këtë zhurmën e spektaklit dhe të komentimit për komentimet pa mbarim për gjithçka”, tha Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?