Kurti: Në Bruksel isha si kryeministër, nuk kam qenë si prokuror, as si polic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund ka folur për takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në ndërmjetësimin e shefit të diplomaciës së BE-së, Josep Borrel dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Kurti para ministrave të tij, ka thënë se në Burksel ka qënë si kryeministër i […]
Kurti para ministrave të tij, ka thënë se në Burksel ka qënë si kryeministër i Kosovës dhe jo si policë, prokuror, apo gjykatës.
Ai ka thënë se në takimin e dytë me Vuçiqin është biseduar për lirin e lëvizjes dhe për të pagjeturit.
“Nuk janë të intersuar për normalizim të plotë. Jemi treguar të gatshëm të qëndrojmë më gjatë në Bruksel. Ka qenë takim i liderëve dhe duhet të bisedojmë për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe jo thjeshtë menagjim të krizës për probleme eventuale. Në Bruksel kam qenë si kryeministër i Kosovës. Nuk kam qenë si prokuror, as si polic, as i gjykatës, as si shef i kadastrës.”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë Serbia nuk ka pasur gatishmëri të nënshkruaj marrëveshjën për të pagjeturit dhe se deklaratat që njëra palë ka pasur propozime për kompromis, janë të pavërteta.
“Në takimin e dytë janë diskutuar çështje aktuale, si ajo lirisë se lëvizjes dhe personat e pagjetur. Nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruajë për marrëveshjen për të pagjeturit. Është pala tjetër ajo që nuk ka pranuar. Kjo ka mundur të nënëshkruhet të enjtën që shkoj. Sa për neve të enjten ishte nënshkruar.”
“Deklarata se ka pasur propozime nga njëra palë dhe propozime për kompromis, janë të pavërteta, ende kemi qënë të hapur ne, mirëpo nga ndërtesa ka dalur pala tjetër.”
“Jemi të interesuar për liri të plotë të lëvizjes. Dokumentet për hyrje-dalje të mos i ketë as Kosova as Serbia. Derisa ka në njërën anë duhet të ketë edhe në anën tjetër.”, ka thënë Kurti fjalën hyrëse të mbledhjes së qeverisë.












