Kurti i dëshpëruar sqaron 6 pikat që përmendi për marrëveshjen finale në takim me Vuçiqin

Kurti i dëshpëruar sqaron 6 pikat që përmendi për marrëveshjen finale në takim me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se çfarë ka diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e 18 gushtit në Bruksel. Kurti fillimisht tregoi se cila ishte agjenda e takimit. “Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe […]

Kurti fillimisht tregoi se cila ishte agjenda e takimit.

“Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, tha Kurti.

Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.

Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Kryeministri tha se kanë propozuar rikonsiderimin e marrëveshjeve të deritanishme, “por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër”.

“Fatkeqsisht ky elaborim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cfila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.

Kurti tha se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.

Kurti tha se s’deshën “thjesht menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”. Tha se në Bruksel ka qenë vetëm si kryeministër, dhe jo si polic apo doganier.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?