Kryeministri i Luksemburgut për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk duhet të lejojmë konflikt

Kryeministri i Luksemburgut për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk duhet të lejojmë konflikt

Luksemburgu në tryezën e Bashkimit Evropian është një zë i rëndësishëm dhe për interesimin për rajonin. Përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekja për përmirësimin e klimës në Bosnje, po ashtu përpjekja për të nxitur një proces politik stabil në Malin e Zi janë pjesë e […]

Luksemburgu në tryezën e Bashkimit Evropian është një zë i rëndësishëm dhe për interesimin për rajonin. Përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekja për përmirësimin e klimës në Bosnje, po ashtu përpjekja për të nxitur një proces politik stabil në Malin e Zi janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Bettel”, tha ai

Homologu i Ramës, kryeministri Bettel tha se hapja e negociatave është meritë e Shqipërisë dhe assesi si pasojë e luftës në Ukrainë. Duke folur për rajonin, Bettel tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën dhe se tani duhet të bëhet gjithçka që shmangen konfliktet dhe tensionet shtesë. “Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’ , qoftë të flasim me njëri-tjetrin.

Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë” , shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Rama foli edhe për arrestimin e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas në Shqipëri. Pretendimet për spiunazh, Rama i vlerësoi më shumë si qesharake.

“Mjegulla e ngritur për të ashtuquajturit objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte me rëndësi të veçantë në vitin 2012. Faktikisht kanë statusin e ShPK-ve që janë të falimentuara dhe janë deri në pikën ku nuk kanë mundësi të paguajnë ju fiken edhe dritat. Kanë edhe disa roje që janë aty për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet e të tjera. Tash të thuhet se po bëhet spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është shumë qesharake. Ndërkohë, ajo që na shqetëson ne është se këta persona çfarë qëllime të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket se thërret se ejani më kapni se jam pak e veçantë është pak qesharake” , tha ai.

Krahas këtyre, Rama nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet për politikën e brendshme në Shqipëri dhe nisjen e hetimeve për ish presidentin Ilir Meta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?