Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt në përvjetorin e helmimit të tij

Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt në përvjetorin e helmimit të tij

Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Evropian Josep Borrell ka kritikuar Rusinë për trajtimin e liderit të burgosur të opozitës Aleksei Navalny në përvjetorin e dytë të helmimit të tij nga një agjent nervor i epokës sovjetike, teksa ka bërë thirrje për lirimin e tij “të menjëhershëm” nga paraburgimi. Në një deklaratë të postuar më 20 […]

Në një deklaratë të postuar më 20 gusht, Borrell tha se komisioni “vazhdon të dënojë në termat më të ashpër të mundshëm tentativën për të vrarë” Navalnyn dhe i bën thirrje Rusisë që “të respektojë angazhimet e saj sipas Konventës së Armëve Kimike”.

Deklarata e Borrell shprehu gjithashtu keqardhjen që Moska i ka ndaluar organizatat e Navalnyt në Rusi duke i etiketuar si “ekstremiste” dhe për “persekutimin dhe burgosjen e vazhdueshme të z. Navalny dhe anëtarëve të ekipit të tij”.Në deklaratë bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalnyt nga burgu dhe që Moska të përmbushë angazhimet e saj sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në gusht 2020, Navalny u sëmur rëndë ndërsa ishte në një fluturim nga Siberia në Moskë. Pasi mori kujdesin mjekësor urgjent në Omsk, ai u evakuua në Gjermani për të marrë ndihmë mjeksore, ku ekspertët përcaktuan se ai ishte helmuar nga një agjent nervor i grupit Noviçok, i njëjti lloj helmi që u përdor në tentativën për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal në Salisbury, Angli, në 2018-n.

Navalny ka thënë se helmimi është kryer nga operativë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) që vepronin me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Navalny u arrestua menjëherë pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021. Muajin tjetër, ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg për një shkelje të dyshuar të lirimit me kusht gjatë rikuperimit të tij jashtë vendit.

Në mars, Navalny u dënua në një çështje të veçantë me nëntë vjet burg për përvetësim dhe shpërfillje të akuzave të gjykatës që ai dhe mbështetësit e tij i refuzojnë si të motivuara politikisht./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?