Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE dhe ShBA të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje të plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE dhe ShBA të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje të plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve shtesë për hyrje-daljet ndërmjet dy vendeve. “Tërheqja e Serbisë prej dokumenteve shoqëruese shtesë për kalimin kufitar dhe e Kosovës nga përgjigja në mënyrë reciproke ndaj kësaj praktike, është vendimi më i mirë që u shërben qytetarëve të të […]

“Tërheqja e Serbisë prej dokumenteve shoqëruese shtesë për kalimin kufitar dhe e Kosovës nga përgjigja në mënyrë reciproke ndaj kësaj praktike, është vendimi më i mirë që u shërben qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e KASh.

Ky vendim, sipas KASh-it, është gjithashtu mënyra më e dobishme për t’i shërbyer normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe për t’i dhënë kuptim dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me mbështetjen e ShBA-së.

KASh tha se zotimet e ndërmarra nga të dy vendet në këtë dialog duhet të gjejnë zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakthyeshëm.

“Dialogu nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një mekanizëm frigoriferik të statukuosë, por të përparimit të qenësishëm, në përputhje me qëllimin e tij. KASh përshëndet angazhimin e të dërguarve të posaçëm të BE dhe ShBA, Lajçak dhe Eskobar, Përfaqësuesit të lartë Borrell dhe Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg, për frenimin e përshkallëzimit të situatës dhe rikthimin në tryezën e një dialogu përmbajtjesor të të dyja vendeve”, thuhet tutje.

KASh u bën thirrje BE-së dhe ShBA-së, për vazhdimin e angazhimit intensiv për arritjen e një marrëveshjeje të plotë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që stabilizon marrëdhëniet politike, përfshin njohjen reciproke mes dy shteteve bashkë me detyrimin dhe përgjegjësinë për zbatimin e pakthyeshëm të zotimeve të marra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?