Kadyrovi përzihet në Kosovë: NATO-ja po nxit konflikt mes Kosovës dhe Serbisë

Kadyrovi përzihet në Kosovë: NATO-ja po nxit konflikt mes Kosovës dhe Serbisë

“Unë ndjek situatën rreth Serbisë dhe Kosovës. Besoj se liderët nga Kosova do ta pranonin thirrjen e Vuçiqit për dialog nëse nuk do të kishte palë të tretë që nxit konfliktin, e cila është NATO-ja”, ka thënë lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. Kadyrovi po ashtu deklaroi se “e respektoj Aleksandar Vuçiqin si vëlla të madh, […]

Kadyrovi po ashtu deklaroi se “e respektoj Aleksandar Vuçiqin si vëlla të madh, i cili ka marrëdhënie vëllazërore me presidentin Vladimir Putin”, transmeton Zeri.info

“Të gjithë çeçenët e dinë se sa shumë e vlerësoj dhe respektoj Vuçiqin dhe asnjë çeçen i vërtetë nuk do të jetë kurrë kundër tij ose kundër popullit serb. Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe Çeçenia, si pjesë integrale e Rusisë, gjithmonë do t’i mbrojë vëllezërit e saj dhe do të luftojë për ta. Serbia është një vend që mbështeti hapur Rusinë në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë. Presidenti Vuçiq, të cilin unë e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO-ja dhe çfarë metodash përdor Aleanca për të nxitur konfliktin”, tha lideri çeçen.

Kadyrovi në një intervistë për Republika.rs thekson se po ndjek “situatën rreth Serbisë dhe Kosovës”.

“Unë besoj se liderët e Kosovës do ta pranonin thirrjen e Vuçiqit për dialog nëse nuk do të kishte palë e tretë që nxit konfliktin, që është NATO. Aleanca e kupton që plani i tyre në Ukrainë po dështon dhe tani dëshiron të hapë plagën që është shëruar në Ballkan.Për mua është fyese që në njërën nga palët e konfliktit që po nxitet nga NATO janë myslimanët kosovarë. Arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale saqë nuk ka dyshim për nxitjen nga jashtë Aleancës. Është e dobishme për mbështetësit e Satanait ose Antikrishtit që të vendosin besimtarët kundër njëri-tjetrit nën çdo pretekst. Muslimanët dhe të krishterët duhet të bashkohen kundër tyre për hir të së ardhmes së tyre”, tha Kadyrovi.

Lideri i Çeçenisë bën thirrje për zgjidhjen e problemit.

“U bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta heqin NATO-n nga marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre. Atëherë do të ketë një kuptim të problemit dhe zgjidhjes së tij. Ka shembuj të shkëlqyer të bashkëjetesës harmonive të feve dhe kombësive të ndryshme, por nuk ka shembuj të bashkëjetesës së mirë me NATO-n”, përfundoi ai. /Zëri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?