Johnson: Britanikët po i paguajnë faturat, populli ukrainas po e paguan me gjak luftën e Putinit

Lufta e Vladimir Putinit është duke i fryer faturat në Britani të Madhe, por ukrainasit janë duke e paguar me gjak, paralajmëroi Boris Johnson. Dje u shënua Dita e Pavarësisë së Ukrainës, por gjithashtu edhe gjashtë mujori pushtimit rus të Ukrainës, shkruan The Sun, përcjell Periskopi. Kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri një vizitë të paparalajmëruar […]
Dje u shënua Dita e Pavarësisë së Ukrainës, por gjithashtu edhe gjashtë mujori pushtimit rus të Ukrainës, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, duke u shprehur: “Çka ndodh në Ukrainë është me rëndësi për të gjithë, prandaj kjo është arsyeja se pse jam këtu për të shprehur mesazhin se Mbretëria e Bashkuar është dhe do të jetë me ju në ditët dhe muajt në vijim. Ju mund dhe do të fitoni”, tha ai.
Por Johnson gjithashtu paralajmëroi se: “Nëse ne po i paguajmë faturat e energjisë për shkak të djallëzirave të Putinit, populli i Ukrainës po e paguan me gjak”.
Çështjet e furnizimit të ndërlidhura me pushtimin rus të Ukrainës janë një arsye prapa rritjes së faturave.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u zotua për një pako të re të ndihmave, përfshirë armë dhe municion për Ukrainën. /Periskopi/












