‘Jo veç krejt Kosova, por edhe bota e ka ditur’ – Gashi i BSPK’së i përgjigjet Spahiut pasi tha s’na keni informuar për grevën

Ali Gashi nga BSPK i është përgjigjur zv.sekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiut i cili tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për grevën, siç e parasheh Ligji, transmeton Periskopi. Gashi i tha se e gjithë Kosova e ka ditur, bile edhe bota. ‘Qersharake të thuani që s’kemi pasë informata. Jo veç krejt […]
Ali Gashi nga BSPK i është përgjigjur zv.sekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiut i cili tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për grevën, siç e parasheh Ligji, transmeton Periskopi.
Gashi i tha se e gjithë Kosova e ka ditur, bile edhe bota.
‘Qersharake të thuani që s’kemi pasë informata. Jo veç krejt Kosova, por edhe bota e ka ditur. E kemi respektu cdo milimetër të ligjit. Publisht i kemi lajmëruar, me shkresa paraprake se do vijë dita kur do shpallet greva e përgjithshme.’’, ka thënë ai në RTK.
Tutje edhe Rrahman Jasharaj tha se ‘’Kemi marrë gjitha hapat duke respektuar ligjin. Kemi informuar edhe insitutcionet e jarhtme ku jemi pjesë e unioneve’’.
‘’Asnjëherë Nagavci nuk i ka ngritur kërkesat tona në Qeveri. Veç po po, jo jo’’, shtoi ai./PERISKOPI/












