Jasharaj-Nagavcit: Greva s’është kërcënim, do të vazhdojnë

Jasharaj-Nagavcit: Greva s’është kërcënim, do të vazhdojnë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se greva e përgjithshme në arsim do të fillojë me 25 gusht siç edhe ishte paralajmëruar. Duke iu përgjigjur deklarimeve të ministres së Arsimit Arbërie Nagavci se, mësimi nuk mund të ndërpritet sa herë […]

Duke iu përgjigjur deklarimeve të ministres së Arsimit Arbërie Nagavci se, mësimi nuk mund të ndërpritet sa herë që dikush dëshiron, ai thotë se greva nuk është kërcënim.

Madje ai ka paralajmëruar se ajo do të vazhdojë deri sa Qeveria të këndellet sipas tij, e të bëjë realizimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është kërcënim. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar dhe është e drejtë edhe me Ligjin për greva. Pas një rrugëtimi kaq të gjatë kur qeveria nuk pranon dialog dhe nuk pranon të merret me kërkesa tona nuk kemi pasur zgjidhje tjetër për veç ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë”.

“Përveç organeve të SBAShK dhe BSPK po shpallim grevë e cila fatkeqësisht po fillon  me 25 gusht dhe do të vazhdojë derisa Qeveria nuk i plotëson kërkesat tona. Fatkeqësisht grevat janë ato që nuk i duam përvojat në të kaluarën ka treguar që SBAShK di të jetë unik. Është kërkesë e anëtarësisë dhe do të jemi në grevë”.

“Me 25 nuk ka mësim, por mësimdhënësit do ta bëjnë grevën në shkolla, çerdhet do të kenë në grevë, administrata  e fakt do të jenë në grevë. Greva do të zgjasë derisa Qeveria të këndellet dhe të ketë qasje të drektë ndaj kërkesave tona dhe t’i realizojë ato”.

Përderisa ministrja e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se MAShTI në koordinim me komunat i kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci tha se paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?