Ish-zv.ministri i Arsimit: Qeveria të ofrojë kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik, ndëshkimi i grevistëve nuk është zgjidhje

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë nga radhët e LVV-së, Jusuf Thaçi ka thënë se qeveria duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me SBASHK-un duke siguruar një kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik. Ai thotë se kjo duhet të ndodh pasi kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të […]

Ai thotë se kjo duhet të ndodh pasi kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

“Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka dalë kundër kërcënimeve që po u bëhen grevistëve nga institucionet shtetërore.

“Në rrethanat aktuale, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje”, ka përfunduar Thaçi.

Ndryshe, sot sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?