Ish-ambasadori amerikan: Pa këtë shpërblim s’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Michael Kirby, në një intervistë për Zërin e Amerikës edicionin në gjuhën serbe ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kirby ka thënë se nuk beson që Prishtina dhe Beogradi mund të bien dakord për ndonjë gjë dhe sipas diplomatit amerikan […]

Kirby ka thënë se nuk beson që Prishtina dhe Beogradi mund të bien dakord për ndonjë gjë dhe sipas diplomatit amerikan duhet të ketë një shpërblim për fund.

“Mendoj se në një moment, nëse BE-ja është ende e përkushtuar që Serbia të jetë anëtare, Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se lidershipet aktuale të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshme për lëshime reciproke – përveç nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se të dyja palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund”, ka thënë Kirby.

I pyetur se çfarë çmimi, Kirby ka thënë se gjithmonë e ka menduar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe thotë se pa një gjë të tillë s’do të jetë e mundur arritja e një marrëveshje.

“Gjithmonë kam besuar se ishte anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në mungesë të kësaj, nuk do të ketë marrëveshje nga Serbia, e sidomos nuk do të ketë vullnet të qeverisë aktuale të Kosovës për të biseduar me palën serbe. Dhe në të kaluarën e afërt, ajo shprehu rezistencë ndaj saj”, ka theksuar Kirby.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?