Irani teston dronët: Frikë se mund të përdoren në Ukrainë

Irani ka testuar gatishmërinë dhe efektshmërinë e dronëve, kanë raportuar mediat shtëtërore. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar rreth mundësisë që Irani të furnziojë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Manovrat dy ditore priten të përfshijnë 150 dronë dhe do të mbulojnë Gjirin e Iranit dhe shumicën e territorit […]
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar rreth mundësisë që Irani të furnziojë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Manovrat dy ditore priten të përfshijnë 150 dronë dhe do të mbulojnë Gjirin e Iranit dhe shumicën e territorit të vendit, raportoi televizioni shtetëror.
Shtetet e Bashkuara këtë muaj kanë thënë se zyrtarët rusë po trajnohen në Iran si pjesë e një marrëveshje për transferimin e dronëve në mes të dy vendeve.
Washingtoni gjithashtu ka akuzuar Tehranin se po planifikon dërgimin e qindrave dronëve drejt Moskës për përdorim në Ukrainë. /Periskopi/












