Inteligjenca ruse thotë se ka gjetur vrasësin e Darya Dugina

Shërbimi inteligjent rus ka pretenduar se ka gjetur vrasësin e Darya Dugina, vajzës së ultranacionalistit dhe ideologut rus, Alexander Dugin, për të cilën hetuesit thanë se u vra të shtunën pas shpërthimit të një mjeti eksploziv në veturën që ajo po voziste, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. FSB-ja ruse the sulmi u krye nga nja […]
FSB-ja ruse the sulmi u krye nga nja një grua ukrainase, e lindur në vitin 1979, që kishte arritur në Rusi me 23 korrik me vajzën e saj. E dyshuara u largua drejt Estonisë pas sulmit, tha Inteligjenca ruse në një njoftim të shpallur nga agjensitë shtetërore ruse.
Shërbimi special rus tha se “krimi ishte përgatitur dhe ekzekutuar nga shërbimet sekrete ukrainase”. Ukraina ka mohuar përfshirjen. /Periskopi/












