Instituti për Politika Sociale-Qeverisë: Vendimi i juaj është cenim i të drejtës bazike që gëzojnë punëtorët, e drejta në grevë nuk mund të suspendohet

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për suspendimin me pagë të punëtorëve të cilët kanë hyrë në grevë, shkruan Periskopi. Përmes një postimi ky Institut ia ka rikujtuar Qeverisë Kurti se vendimi që ka marrë ndaj grevistëve ‘është cenim i drejtpërdrejt i të drejtës bazike që gëzojnë punëtorët – […]
Përmes një postimi ky Institut ia ka rikujtuar Qeverisë Kurti se vendimi që ka marrë ndaj grevistëve ‘është cenim i drejtpërdrejt i të drejtës bazike që gëzojnë punëtorët – të drejtës në grevë’.
Madje është përmendur edhe Ligji për Grevat, ku neni 13 i tij nuk e parasheh që grevistët të suspendohen në çfardo mënyre.
“Situata bëhet edhe më e rëndë kur një kërcënim i tillë vjen nga një qeveri e cila është votuar si qeveri progresiste që në thelb të zotimit të vet elektoral e ka pasur mirëqenien shoqërore dhe ka premtuar se do të angazhohet për shtresat e diskriminuara të shoqërisë. Por bëhet edhe më e rëndë kur një kërcënim i tillë bazohet në një keqlexim kaq të gabuar e dashakeq të Ligjit për Grevat.
Neni 18 që është përdorur si arsyetim për këtë kërcënim nënkupton saktësisht të kundërtën e intepretimit që po ia bënë qeveria. Pezullimi i detyrimeve kontraktuale i referohet të drejtës së punëtorit të mos paraqitet në vendin e punës kur është bërë pjesë e grevës së ligjshme. Ligji duhet lexuar në tërësi. Neni 13 i Ligjit ndalon rreptësisht ndërmarrjen e çfarëdo mase, qoftë ajo diciplinore ose materiale, kundër punëtorëve grevist, kundër organizatorëve të grevës, apo edhe kundër mbështetësve të grevës”, thuhet ndër të tjera.
Postimi i plotë:
E drejta në grevë nuk mund të suspendohet!
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’ua suspenduar pagesën e pagës punëtorëve grevist të arsimit është cenim i drejtpërdrejt i të drejtës bazike që gëzojnë punëtorët – të drejtës në grevë. Organizimi sindikal që ka sjellur historikisht e globalisht aq shumë avansim të të drejtave të punëtorëve e kushteve të punës, është një prej shtyllave të përparimit shoqëror e njëkohësisht garanti kryesor i trajtimit të barabartë në punë, e rrjedhimisht në shoqëri. E organizimi sindikal nuk ka kurrfarë kuptimi pa të drejtën e grevës.
Situata bëhet edhe më e rëndë kur një kërcënim i tillë vjen nga një qeveri e cila është votuar si qeveri progresiste që në thelb të zotimit të vet elektoral e ka pasur mirëqenien shoqërore dhe ka premtuar se do të angazhohet për shtresat e diskriminuara të shoqërisë. Por bëhet edhe më e rëndë kur një kërcënim i tillë bazohet në një keqlexim kaq të gabuar e dashakeq të Ligjit për Grevat.
Neni 18 që është përdorur si arsyetim për këtë kërcënim nënkupton saktësisht të kundërtën e intepretimit që po ia bënë qeveria. Pezullimi i detyrimeve kontraktuale i referohet të drejtës së punëtorit të mos paraqitet në vendin e punës kur është bërë pjesë e grevës së ligjshme. Ligji duhet lexuar në tërësi. Neni 13 i Ligjit ndalon rreptësisht ndërmarrjen e çfarëdo mase, qoftë ajo diciplinore ose materiale, kundër punëtorëve grevist, kundër organizatorëve të grevës, apo edhe kundër mbështetësve të grevës.
Përndryshe nuk do të kishte pasur logjikë që të kemi ligj që lejon grevën. Sepse nuk mund të ketë grevë në rast kur punëdhënësi ka të drejtë t’i ndëshkojë punëtorët që përfshihen në të. Pra, kërcënimi me mospagesë të rrogës për mësimdhënësit grevist është praktikisht suspendim arbitrar i paligjshëm i së drejtës që ata gëzojnë për të marrë pjesë në organizim sindikal dhe në grevë. Me këtë kërcënim qeveria po e krijon një mundësi jashtëzakonisht të rrezikshme të dëmtimit të madh të organizimit të punëtorëve. Sot po bëhet ndaj punëtorëve të sistemit arsimor. Por nëser mund të aplikohet ndaj secilit punëtor në sektorin publik e privat. Dhe kjo do ta vendos shtresën më të madhe dhe më produktive të shoqërisë, klasën punëtore, në një situatë të shtypjes e eksploatimit të egër arbitrar. Dhe këtë po e bën Qeveria e parë e social-demokrate në Kosovë.
26 gusht 2022
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”












