I dërgoi mjekut fotografitë e djalit, Google keqkupton dhe ia bën jetën “ferr”

I dërgoi mjekut fotografitë e djalit, Google keqkupton dhe ia bën jetën “ferr”

Gjigantët e informacionit online kanë zhvilluar algoritme tejet të sofistikuara për t’iu përgjigjur më së miri fluksit gjithmonë e më të madh të informacionit që çdo ditë marrin ose kalon përmes tyre. Rrjetet sociale, ose motorët e kërkimit, janë në pararojë të këtij fluksi, ku shpesh fshihen materiale të rrezikshme dhe ilegale, shpërndarja e të […]

Rrjetet sociale, ose motorët e kërkimit, janë në pararojë të këtij fluksi, ku shpesh fshihen materiale të rrezikshme dhe ilegale, shpërndarja e të cilëve duhet penguar.

Por algoritmet mbeten algoritme, nuk zëvendësojnë totalisht njerëzit dhe mund të gabojnë, si në rastin e një babai amerikan që ka treguar historinë e tij në prestigjiozen New York Times.

Mark*, është një baba i zakonshëm i shqetësuar për një infeksion të vogël te organet gjenitale të të birit. Është periudha e karantinës nga pandemia, lëvizjet janë të kufizuara edhe në San Francisko ku banon, por infeksioni nuk duket alarmues, për këtë arsyeje vendos të dërgojë disa foto mjekut për një konsultë online. Nga ky vendim, fillon një histori paradoksale që i ngjan më shumë një novele të Franz Kafkës.

Fotografitë kalojnë në filtrin e Google, që njofton Markun se llogaria e tij është pezulluar për shkak të një thyerje të rëndë të rregullores, duke e sinjalizuar madje rastin te policia lokale. Atij i zhduket emaili, fotografitë e ruajtura në E-cloud, kontrata e telefonisë Google Fi pezullohet.

Marku dhe bashkëshortja e tij shpjegojnë arsyet mjekësore të atyre fotografive, duke dhënë prova të qarta që sigurisht bindin forcat e policisë, që ishin alarmuar për një rast të mundshëm pedofilie online, por çuditërisht jo kompaninë Google.

Një vit e gjysmë më vonë, llogaria e tij nuk është më riaktivizuar, me pasoja jo të vogla praktike por edhe psikologjike.

Historia e Markut nuk është e izoluar, sepse çdo vit janë rreth 600 mijë pamje të sinjalizuar nga filtrat e ndryshme vetëm nga Google, me 270 mijë persona që shohin llogaritë e tyre të pezulluara ose të fshira, me gjithë të dhënat që ndodhen aty ndër vite.

Në rastin më të shpeshtë, vendimi është i justifikuar, madje kanë ndihmuar në identifikimin e shumë krimeve, por raste si ai i Markut nuk mund të mos shqetësojë dhe të bëj të kërkosh për një qasje më njerëzore në trajtimin e rasteve të caktuara, që janë thjesht keqkuptim, nuanca që mesa duket inteligjenca artificiale ende nuk kap plotësisht./A2CNN

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?