Hungaria shkarkon meteorologët për shkak të parashikimit të gabuar

Hungaria shkarkon meteorologët për shkak të parashikimit të gabuar

Dy zyrtarë të lartë të motit në Hungari janë shkarkuar pasi kanë parashikuar gabimisht reshje të shiut, që nxiti shtyrjen e një shfaqjeje me fishekzjarrë duke shkaktuar përplasje politike. Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe në Evropë e fishekzjarrëve” e paraparë të mbahej mbrëmjen e 20 gushtit për të festuar Ditën e […]

Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe në Evropë e fishekzjarrëve” e paraparë të mbahej mbrëmjen e 20 gushtit për të festuar Ditën e Shën Stefanit u shty nga Qeveria, disa orë pasi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për mot ekstrem.

Atë natë, moti megjithatë ishte stabil, që çoi në shkarkimin e drejtueses së shërbimit të motit, Kornelia Radics, dhe zëvendësit të saj, Gyula Horvath.

Shkarkimet, që u bën të ditura nga ministri i Teknologjisë dhe Industrisë, Laszlo Palkovics, u përcollën me kritika ndaj shërbimit meteorologjik nga mediat hungareze të lidhura me Qeverinë.

Festimet për Ditën e Shën Stefanit duhej “të përshkruante një kronikë të përmbledhur të 1.000 vjetësh nga lindja e Hungarisë së krishterë deri në ditët e sotme, duke u përqendruar në mësimet e vlerave kombëtare”, thuhet në faqen e internetit që ka planifikuar këtë shfaqje me fishekzjarrë.

Festimet, sipas organizatorëve, kishin për qëllim të vinin në pah momentet më të rëndësishme të historisë hungareze dhe “vlerat e rëndësishme kombëtare që po ashtu mund të ofrojnë mësim moral për jetën e përditshme”.

Kryeministri populist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka kërkuar që të promovojë Hungarinë si bastion të mbrojtjes të të ashtuquajturave vlera të krishtera dhe traditave kombëtare. Në këtë kuadër, më 2015, Qeveria e tij ngriti një mur në kufirin jugor për të parandaluar kalimin e qindra-mijëra refugjatëve, që po iknin nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Por, Qeveria e Orbanit po ashtu është akuzuar nga Bashkimi Evropian, ku Hungaria është anëtare, për korrupsion, nepotizëm dhe tendenca anti-demokratike.

Pothuajse 100.000 persona kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar anulimin e lëshimit të fishekzjarrëve në kohën kur shteti po përballet me krizë ekonomike, por edhe për shkak të luftës në Ukrainën fqinje.

“Në një shtet ku vlera e valutës kombëtare bie çdo ditë dhe çmimet rriten vazhdimisht, nuk ka vend për spektakle të tilla luksoze”, thuhet në peticion.

Shërbimi i meteorologjisë, ndërkaq më 23 gusht ka kërkuar që drejtuesit e shkarkuar të rikthehen në punë, duke argumentuar se Qeveria “injoroi pasigurinë shkencore, të pranuar shkencërisht, lidhur me parashikimet meteorologjike”.

Më 2006, pesë persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën në Ditën e Shën Stefanit për shkak të motit të keq. Atëbotë, erërat arritën deri në 100 kilometra në orë në Budapest, teksa 1.5 milion persona ishin mbledhur për të parë nga afër festimet. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?