Hill: Duam ta ndihmojmë Serbinë ushtarakisht, t’i realizojë qëllimet e saj

Hill: Duam ta ndihmojmë Serbinë ushtarakisht, t’i realizojë qëllimet e saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se ShBA-të duan ta ndihmojnë Serbinë ushtarakisht në realizimin e qëllimeve të saja. Këto deklarime Hill i ka bërë në një rubrikë me pyetje-përgjigje në llogarinë e ambasadës amerikane në Twitter, ku pranon pyetje nga qytetarët serbë dhe më pas përgjigjet përmes […]

Këto deklarime Hill i ka bërë në një rubrikë me pyetje-përgjigje në llogarinë e ambasadës amerikane në Twitter, ku pranon pyetje nga qytetarët serbë dhe më pas përgjigjet përmes videos.

“Sa i përket asistencës ushtarake, ne duam ta ndihmojmë Serbinë, duam ta ndihmojmë që të realizojë qëllimet e veta dhe në fund të ditës, do të donim të shohim që nëse Serbia dëshiron të bëjë diçka në lidhje me raportet e sigurisë të jetë e gatshme ta bëjë”, thotë Hill.

Ai shton se “kemi shumë për të bërë”, gjithsesi pohon se “mendoj që edhe deri tani ia kemi dalë mirë”.

Hill ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit me deklarime publike.

I fundit ishte ai kur lëvdoi Serbinë në dialog me Kosovën dhe për takimin e fundit në Bruksel tha se “pala serbe u përgatit shumë”, duke shtuar se “qëllimi i tyre ishte përparimi në dialog”.

Gjithashtu, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin tha se ka ardhur koha që të shtrohet në tavolinë dhe të gjendet një modalitet për ta themeluar.

Ai sugjeroi të analizohen edhe disa variante të asociacioneve të tilla që gjenden në pjesë të ndryshme të Evropës.

“Ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, implementimi i Asociacionit. Pra nuk do të ishte një shembull unik sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, pati deklaruar Hill.

Në një rast tjetër, në intervistë për një media të Serbisë FoNet, ambasadori amerikan pohoi se “negociatat përfundimisht do të zgjidhen në frymën e koncesioneve dhe kompromiseve, me mirëkuptimin se të dyja palët janë të interesuara për progres”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?