Gruaja mbytet në pishinë në sy të fëmijës së saj të mitur

Gruaja mbytet në pishinë në sy të fëmijës së saj të mitur

Një grua e vdekur është nxjerrë nga një pishinë në Naxos, në zonën e Plakas. Mediat e huaja raportojnë se 36-vjeçarja, banuese në ishull, është nxjerrë e vdekur nga pishina teksa ishte me fëmijën e saj të vogël. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por siç rezultoi ishte tepër vonë dhe gruaja dha frymën e fundit. Fëmija i […]

Mediat e huaja raportojnë se 36-vjeçarja, banuese në ishull, është nxjerrë e vdekur nga pishina teksa ishte me fëmijën e saj të vogël.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por siç rezultoi ishte tepër vonë dhe gruaja dha frymën e fundit.

Fëmija i vogël rreth 4 vjeç ndodhet në komisariatin e Naxosit, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe bashkëshorti i gruas fatkeqe pritet të menaxhojë situatën e vështirë.

Deri më tani, hetimet e policisë janë duke vazhduar dhe askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. /abcnews.al/

Të fundit
Të ngjashme