Goditet me dron shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë

Goditet me dron shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë

Mëngjesin e së shtunës më 20 gusht, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë u godit nga një sulm me dron. Mikhail Razvozhayev, administratori i vendosur nga Moska i qytetit port të Sevastopolit, postoi në Telegram se droni u përplas në çatinë e ndërtesës dhe se nuk kishte […]

Mëngjesin e së shtunës më 20 gusht, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë u godit nga një sulm me dron.

Mikhail Razvozhayev, administratori i vendosur nga Moska i qytetit port të Sevastopolit, postoi në Telegram se droni u përplas në çatinë e ndërtesës dhe se nuk kishte viktima.

Një video që tregon një shtëllungë tymi mbi ndërtesë është postuar në rrjetet sociale.

Incidenti erdhi vetëm një ditë pasi Moska konfirmoi se zëvendës admirali Viktor Sokolov kishte marrë detyrën si komandant i flotës.

Ishte gjithashtu hera e dytë që shtabi i flotës ruse sulmohej nga një dron. Në fund të korrikut, Sevastopoli anuloi festimet për Ditën e Marinës së Rusisë pasi një bombë e hedhur nga një dron plagosi gjashtë persona.

Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash.

Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë. Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës.

Më 19 gusht, mbrojtja ajrore ruse u aktivizua në qytetin lindor të Kerçit, i cili është fundi i urës së Krimesë (e quajtur edhe Ura e ngushticës së Kerçit), një projekt i profilit të lartë, me 4 miliardë dollarë të shpenzuar për të lidhur rajonin e pushtuar ukrainas me atë territorin rus. Nga incidenti nuk u raportua për dëme në urë apo në qytet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?