Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh, avokatët kundërshtojnë: U trembën prandaj përdorën spray

Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh, avokatët kundërshtojnë: U trembën prandaj përdorën spray

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të arrestuar në Gramsh. Gjyqtarja Pajrime Fetahu vlerësoi se arrestimi është i ligjshëm dhe akuzat bazohen ne prova. Ndërsa avokatët e vlerësojnë si të pabazuar kërkesës e prokurorisë dhe akuzat e ngritura. “Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes […]

Gjyqtarja Pajrime Fetahu vlerësoi se arrestimi është i ligjshëm dhe akuzat bazohen ne prova.

Ndërsa avokatët e vlerësojnë si të pabazuar kërkesës e prokurorisë dhe akuzat e ngritura.

“Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes ne gjuhen ukrainase dhe pavarësisht se ai kupton rusisht kam kërkuar te deklarata e tij te mos merret për baze. Edhe dy shtetasit e tjerë kane kërkuar avokat por gjykata i ka detyruar te marrin avokat kryesisht. Spray neuroparalizues mbajnë femrat. Nuk është arme kimike. Nuk është cenuar një perimetër i ndaluar pasi ka pasur mungesë sinjalistike. Nuk kishin nga ta dinin“, është shprehur avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin.

Avokati  Demir Çiftja i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, ka kërkuar masën detyrim paraqitje, duke pretenduar se klienti i tij është trembur pasi u ndoq nga ushtarët ndaj përdori spray.

“E kam vlerësuar të ligjshëm arrestimin por kam kërkuar detyrim paraqitje. Klienti im është trembur pasi e kanë ndjekur ushtaret ndaj ka reaguar me spray. Nuk ka prova për vepra te tjera penale ndaj tij” , është shprehur avokati.

Veç avokatit i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, dy avokatët e tjerë kane kërkuar vlerësimin e arrestimit te paligjshëm dhe lirimin e menjëhershëm ose si alternative detyrim paraqitje bllokim pasaportash dhe moslejim largimi nga vendi.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse,  dhe Fedir Alpatov me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh dhe u përballën me akuzat “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informacioneve sekrete” “sigurimi i informacioneve në bashkëpunim”.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 17:40 të ditës së shtunë 20 gusht, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftoi  përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi, më pas efektivët i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka nisur të largohet. Në momentin që personi është ndaluar iu është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar.

Pas kapjes së personave, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z. 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zonë të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç, të cilët sot u lanë nën masën e arrestit me burg.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?