Gjest i mrekullueshëm: Mjeku nga “QKMF” në Prishtinë i jep para pacientit për mjekimin e djalit të tij

Gjest i mrekullueshëm: Mjeku nga “QKMF” në Prishtinë i jep para pacientit për mjekimin e djalit të tij

Gazetari Alban Selimi ka qenë dëshmitar i një ngjarje të rëndë në QKMF-në në Prishtinë, ku një prind e ka sjellë fëmijën e tij 4-vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe me gjakderdhje nga hunda. Gazetari rrëfen se prindi së bashku më fëmijën pasi dolën nga dhoma e mjekut për të […]

Gazetari Alban Selimi ka qenë dëshmitar i një ngjarje të rëndë në QKMF-në në Prishtinë, ku një prind e ka sjellë fëmijën e tij 4-vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe me gjakderdhje nga hunda.

Gazetari rrëfen se prindi së bashku më fëmijën pasi dolën nga dhoma e mjekut për të marrë një udhëzim që të nisej për në spital, prapa tij shkoi edhe mjeku i ri i quajtur Muhamet Ademi.

Doktor Ademi, sipas gazetarit Selimi, ia dha prindit një shumë parash, anipse prindi ka insistuar që do të bënte “zgjidhje vetë”.

“Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi. Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste”, shkruan Selimi.

Postimi i tij i plotë, i publikuar mbrëmë:

Para rreth nje ore, ne QKMF ne Prishtine nje femije 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtesi ne dhomen e doktorit i cili po kontrollonte nje paciente tjeter.

Femiu kishte temperature shume te larte dhe kishte filluar edhe gjakderdhje per hundesh.

Pas disa minutash qendrimi ne dhomen e mjekut; pacienti doli jashte bashke me prindin qe e mbante ne dore dhe me doren tjeter komunikonte me dike permes telefonit.

Doktori doli bashke me ta ne korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do te duhej te vertetonte udhezimin dhe te nisej ne spital.

Per nje moment; krejt ne nje kend te korridorit ku nuk kishte njerez, e vetejta qe doktori nxorri kuleten dhe i gjuajti ne xhep nje shume parash babait te femiut.

Babai, refuzonte t’ia marre; duke i thene se ben zgjidhje sapo arrine ne spital.

Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi.

Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?