Fauci njofton se do të dorëhiqet nga posti i tij

Top eksperti amerikan i sëmundjeve ngjitëse, Anthony Fauci, planifikon të jap dorëheqje nga posti i tij në dhjetor për “të ndjekur kapitullin e ri” të karrierës së tij, tha ai në një njoftim të hënën, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Fauci, 81-vjeçar, ka drejtuar Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse dhe Alergji që nga viti 1984, […]
Fauci, 81-vjeçar, ka drejtuar Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse dhe Alergji që nga viti 1984, duke shërbyer në mandantin e shtatë presidentëve. Ai ishte figura e Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj koronavirusit dhe ishte përplasur me Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump në vitin 2020 në fillim të krizës sepse ai kërkonte më shumë kufizime se sa që kishte vendosur administrata.
Më herët gjatë këtij viti, ai tha se do të dorëhiqej nëse Trump do të arrinte të rikthente presidencën nga Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024.
Në njoftim nuk u shpalosën planet e Faucit, ku megjithatë ai u zotua se do të ndjekë një fazë të re profesionale teksa ai ende ka “energji dhe pasion” për fushën e tij. /Periskopi/












