Escobar: Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë

Escobar: Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mendon se fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në horizont. “Duhet të them se takimi mes presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (Albin) Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel i bisedës në […]

“Duhet të them se takimi mes presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (Albin) Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel i bisedës në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe zotit Lajçak”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Kosovën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.

Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dyja palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.

“Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohemi shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjeta dhe po i afrohemi mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i XXI-tëdo të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon. Një shekull në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet një gjenerator i rritjes për të gjithë kontinentin evropian. Një shekull në të cilin do të bëheni qendra e prodhimit të energjisë, energjisë së rinovueshme, sektorit të IT, transportit, dhe shumë sektorëve të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i ofrojë. Pra, realiteti është se përfundimisht të gjithë do të lidheni përmes disa marrëveshjeve ekonomike rajonale, si CEFTA, Tregu i Përbashkët Rajonal ose Shengen i vogël, dhe përfundimisht në Bashkimin Evropian. Në fund, sigurisht që do të keni marrëdhënie të mira me Kosovën, do të lidheni me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. Prandaj, sa më shpejt t’i zgjidhim këto çështje kontestuese, aq më shpejt do t’i kemi ato shanse të ardhshme”, beson ai.

Në intervistën për N1, ai ka thënë se ka ardhur me mesazhin se ka shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.

“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.

Ndryshe, Escobar ka pasur gjatë ditës së djeshme takim me presidentin serb, Vuçiq si dhe ditë më parë me liderët e institucioneve tona si dhe partitë opozitare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?