Escobar: Askush s’duhet të vritet apo lëndohet, shpresoj se s’do të ketë një konflikt në veri

Escobar: Askush s’duhet të vritet apo lëndohet, shpresoj se s’do të ketë një konflikt në veri

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me drejtuesit e institucioneve në Prishtinë dhe Beograd, shpreson që nuk do të ketë një konflikt në veriun e Kosovës. Ai, duke folur në një intervistë për mediumin serb N1, ka thënë se askush nuk duhet të vritet apo lëndohet për shkak të tabelave […]

Ai, duke folur në një intervistë për mediumin serb N1, ka thënë se askush nuk duhet të vritet apo lëndohet për shkak të tabelave të automjeteve.

Kur është pyetur nëse ka potencial për përshkallëzim të konfliktit me një shtator apo ditëve në vijim, kur Qeveria e Kosovës planifikon të vendos reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumentacionit, Escobar ka thënë: “Shpresoj që jo”, transmeton Gazeta Express.

Escobar edhe më herët kishte shprehur shqetësimin e tij për një konflikt të mundshëm, si rezultat i mungesës së një marrëveshjeje mes dy shteteve mbi këto çështje.

“Shpresoj njerëzit ta kuptojnë që askush nuk duhet të vritet apo lëndohet për shkak të tabelave të automjeteve. Megjithatë, pa marrë parasysh nga ajo që shpresojmë, ne në mënyrë të koordinuar jemi duke punuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe regjion. KFOR-i është prezent, EULEX-i është prezent dhe kemi bashkëpunim të ngushtë me dy qeveritë dhe po përpiqemi që të zgjidhim mosmarrëveshjet mes tyre, përpara se të rriten tensionet që mund të eskalojnë në një konflikt. Dhe, shpresoj që kjo nuk do të ndodh”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar nëpërmjet një interviste të dhënë për Al Jazeera dërgimin e forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai ka thënë se askush nuk mund ta pengojë operimin e tyre në të gjithë territorin e shtetit.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate, reagime të ashpra kanë ardhur nga Beogradi, me paralajmërime për rezistencë nga populli serb në Kosovë, në rast të futjes së forcave policore në veriun e vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?