Emisarët sot në Beograd, pasdite takojnë Vuçiqin

Pas takimeve me krerët e institucioneve kosovare, emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të udhëtojnë për në Serbi për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express. Aktualisht emisarët Escobar […]
Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Aktualisht emisarët Escobar dhe Lajçak, si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.
Ata janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.












