Emisarët nga Veriu: 1 shtatori do të jetë ditë normale

Pas takimit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe, dy emisarët përsëritën angazhimin për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që mos të ketë tensione më 1 shtator, pas vendimeve të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe për targat ilegale. Emisari special i SHBA-së për […]

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe  Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak, kanë qëndruar sot në veri të Kosovës, para se të shkojnë në Beograd.

Sipas një raportimi të KosovaPress, emisarët kanë thënë se 1 shtatori, dita kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia, do të jetë ditë e zakonshme.

Lajçak tha se do të vazhdojnë vizitën në Beograd dhe pastaj do të kenë një përgjigje më të saktë për gjetjen e një zgjidhjeje.  Ndërsa, Escobar, tha se takimi me përfaqësuesit serb në Kosovë ka qenë I mirë dhe ka dëgjuar gjitha shqetësimet e tyre.

“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak para gazetarëve.

Ai u pyet edhe rreth raportimeve se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj.

“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Escobar dhe Lajcak, kanë takuar liderët shtetërorë dhe opozitarë në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?