Eman Rrahmani i VV-së kundër ministres Nagavci për çështjen e shamisë

Eman Rrahmani i VV-së kundër ministres Nagavci për çështjen e shamisë

Në Kosovë, që nga viti 2014 ekziston një Udhëzim Administrativ i Ministrisë së Arsimit, i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkolla, udhëzim ky që kohëve të fundit po kundërshtohet fuqishëm përmes fushatave në rrjete sociale. Debatin rreth lejimit të shamisë në shkolla e komentoi sot edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit […]

Debatin rreth lejimit të shamisë në shkolla e komentoi sot edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, duke thënë se nuk ka një udhëzim për shaminë. Për ketë çështje, ministrja tha se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

“Sa i për Udhëzimit Administrativ është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë. Nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme dhe të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, theksoi Nagavci.

Por, kundër kësaj deklarate dhe qëndrimi ka dalë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Ai ka thënë se vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë sa i përket Udhëzimit Administrativ për bartjen e shamisë në shkolla.

Ai ka thënë se Udhëzimi Administrativ duhet të ndryshohet.

“Për këtë çështje edhe më herët jam deklaruar edhe për mediumin e juaj. Kështu që nuk kam diçka tjetër çka me shtu. Qëndrimi im është që ai Udhëzim Administrativ duhet të largohet për shkak se është konstatim edhe prej Zyrës Ligjore nga vetë Qeveria që nuk ka bazë ligjore. S’është që kam ndryshuar diçka qëndrim në lidhje me këtë”, u shpreh Rrahmani për Demokracia.com.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?