​Ridvan Berisha: Albin Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme

​Ridvan Berisha: Albin Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme

Gazetari Ridvan Berisha thotë se kryeministri Albin Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë, pasi është lodhur nga dialogu me Serbinë dhe presioni ndërkombëtar. Ai në një postim në Facebook ka theksuar se kryeministri po ashtu është lodhur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda. […]

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se kryeministri po ashtu është lodhur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.

“Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t’i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet. Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t’i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror”, ka thënë Berisha.

Duke kujtuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik, Berisha shprehet skeptik nëse kryeministri Kurti është adresa premtuese e këtij uniteti.

“Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të! Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dialogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka d.m.th ky presion.

Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t’i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.

Është i molisur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.

Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t’i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror!

Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!

A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!

Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!

Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?