​Për shtatë muaj raportohen 125 persona të zhdukur

​Për shtatë muaj raportohen 125 persona të zhdukur

125 persona janë raportuar si të zhdukur që nga fillimi i vitit. Familjarët dhe të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, që të gjejnë këta persona për të cilët nuk është ditur se ku ndodhen. Shumica e tyre janë raportuar se janë të mitur dhe largohen nga shtëpia pa pëlqimin e […]

125 persona janë raportuar si të zhdukur që nga fillimi i vitit. Familjarët dhe të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, që të gjejnë këta persona për të cilët nuk është ditur se ku ndodhen.

Shumica e tyre janë raportuar se janë të mitur dhe largohen nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve.

Ekspertë të sigurisë thonë për KosovaPress, se institucionet duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e këtyre rasteve. Ndërkaq, kryetari i KMDLNj-së thekson se duhet të ketë sensibilizim të opinionit.

Pothuajse çdo ditë në raportin e Policisë së Kosovës, raportohet për zhdukje të personave. Edhe këtë vit, kanë qenë mbi 100 raste të tilla, për çka Policia e Kosovës nuk specifikon moshën e as gjininë.

“Për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, në polici janë evidentuar 125 raste të zhdukjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

KosovaPress mëson se shumica e këtyre rasteve kanë qenë të mitur dhe se i takojnë komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjipitianë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se këto raste janë vështirë të parandalohen, meqë të miturit largohen nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve.

“Femrat e mitura kryesisht largohen, shkojnë krijojnë një lidhje martesore apo bashkëjetojnë me partnerët e tyre, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e prindërve. Kryesisht këta janë pjesëtarë të një komuniteti dhe në shumicën e rasteve janë të mitur. Ata e dinë shumë mirë që është e kundërligjshme dhe largohen vet edhe zakonisht shkon një javë derisa të merret vesh se ku janë. Policia ndërmerr masat në përputhje me ligjin, në qoftë se është ajo bashkëjetesë apo jetesë në kundërshtim me ligjet, atëherë fillon procedurën”, thekson Shala.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Avni Islami kërkon nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të parandalohen rastet kur prindërit nuk dinë se ku i kanë fëmijët.

“Secili individ që nuk është në mesin e familjarëve të tyre është brengësose për familjen, shoqërinë dhe për shtetin. Pra, në këtë drejtim duhet të punojnë më shumë institucionet e sigurisë të Kosovës, ata që merren me këto raste. Dhe të bëhet identifikimi sa më parë, vendndodhja e tyre dhe në këtë mënyrë që të gjendet sa më parë ata persona që janë zhdukur ose nuk janë lajmëruar që sa kohë në familjet e tyre”, deklaron ai.

Më tej, kryetari i KMDLNj-së, Behgjet Shala flet edhe për shfrytëzimin e këtyre të miturve nga persona të cilët janë të përfshirë në pedofilizëm. Por, ai në këtë raste kërkon sensibilizim të familjeve në Kosovë.

“Këtu duhet të punohet më shumë në sensibilizimin e opinionit. Duke filluar nga familja, familja duhet të ketë përgjegjësi më të madhe për fëmijët e tyre të mitur, se ku shkojnë, ku punojnë dhe me çfarë rrethin sillen, sepse familja ka përgjegjësinë, e policia e gjykata nuk merren me parandalim, nuk merren me parandalim por me pasojat”, vijon Shala.

Kujtojmë që vjetëve të fundit Kosova është përballur me dhjetëra raste edhe të dhunimeve të personave të mitur, detyrimin për prostitucion, e sulmeve seksuale./KP

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?