​Oda Ekonomike Amerikane: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës

​Oda Ekonomike Amerikane: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës

Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë kritikuar institucionet e vendit për mosveprim në përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane […]

Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë kritikuar institucionet e vendit për mosveprim në përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të pa paralajmëruara për bizneset, dëmet financiare nëpër fabrika kapin shifra milionëshe vetëm brenda një dite.

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Zeka në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për ngecjet e institucioneve në realizimin e investimeve kapitale dhe për mosshpenzimin e mjeteve buxhetore.

“Është për keqardhje që nuk po ndërmerren masat e duhura për të përmirësuar ose për të ofruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike… Pasojat i bartin qytetarët edhe bizneset, por ajo që ne si Odë Ekonomike Amerikane, kemi kërkuar nga institucionet e vendit është që të bëjnë më të mirën dhe të garantojnë një furnizim të pandërprerë për ndërmarrjet private në vend, sidomos për ndërmarrjet prodhuese te të cilat shkaktohen dëme shumë të mëdha edhe në aspektin financiar, edhe në aspektin teknik për shkak të ndërprerjeve edhe të pa paralajmëruara të energjisë elektrike… Bizneset sidomos ato të sektorit prodhues janë aktuale për dëmet financiare të cilat arrijnë dhjetëra mijëra euro, po flas për raste individuale, për fabrika të veçanta brenda një dite. Kosova nuk është që ka industri shumë të zhvilluar, por megjithatë tek të gjithë prodhuesit të cilët ne i kemi dëmet financiare kapin shifra milionëshe, e për të cilat natyrisht që pasojat do të jenë shumë më të mëdha se sa vet dëmi financiar aktual”, thotë Zeka.

Drejtori Zeka ka thënë se viti 2022, do të jetë vit i humbur për nga ndikimi i investimeve kapitale, pasi siç thotë ai nuk ka pasur realizim të investimeve dhe shpenzim të mjeteve buxhetore.

“Kemi pasur mos realizim të investimeve kapitale, edhe mos shpenzim të mjeteve buxhetore. Investimet kapitale gjerojnë ose kanë efektin më të madh multiplikativ në ekonominë e vendit në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, megjithatë duket që kjo nuk është kuptuar si duhet nga ana e institucioneve dhe rrjedhimisht kjo ndikon pastaj edhe në vështirësitë e operimit të ndërmarrjeve të sektorit privat, si dhe në tkurrje të aktivitetit ekonomik në përgjithësi, dhe natyrisht në bllokim të potencialit real ekonomik, i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin ekonomik të vendit, në rast se investimet kapitale do të ishin realizuar. Tash jemi në gusht, brenda dy të tre muajve të ardhshëm është e pamundur që të shpallen aktivitete të prokurimit publik meqenëse ka edhe kufizime ligjore në këtë aspekt, gjë që i bie se realisht viti 2022 në masë të madhe do të jetë vit i humbur për sa i përket rëndësisë që investimet kapitale do të mund ta kishin normën e përgjithshme të rritjes ekonomike”, thekson ai.

Zeka bëri të ditur se në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, diskutimi është përqendruar te rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur.

Ai thotë se OEAK mbështet iniciativën për Ballkanin e hapur.

“Diskutimi u përqendrua po ashtu tek rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, në rëndësinë që kanë, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur, për të cilin për momentin institucionet e Kosovës janë ngurues që të bëhet Kosova. Ne si Odë ekonomike Amerikane mbështesim iniciativën për Ballkanin e hapur, ku kemi provuar që ta theksojmë rëndësinë e një iniciative si Ballkani i hapur para qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar që e njëjta të bëhet pjesë e diskutimeve ku formësohet korniza për një treg të përbashkët rajonal me emrin Ballkani i hapur ose me ndonjë emër tjetër. Fatkeqësisht institucionet e vendit e shohin ndryshe këtë çështje”, thotë Zeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?