Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Ministre Nagavci takoi mësimdhënësit për t’ju dhënë ligjërata partiake

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Ministre Nagavci takoi mësimdhënësit për t’ju dhënë ligjërata partiake

Drejtoresha e Arsimit në komunë e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka mirëpritur takimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me mësimdhënësit e kryeqytetit. Mirëpo, Musmurati edhe pse nuk ishte e pranishme në takim thotë se Nagavci takoi mësimdhënësit për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar dhe për t’ju dhënë ligjërata partiake. “E mirëprita takimin e sotëm […]

Mirëpo, Musmurati edhe pse nuk ishte e pranishme në takim thotë se Nagavci takoi mësimdhënësit për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar dhe për t’ju dhënë ligjërata partiake.

“E mirëprita takimin e sotëm të Ministres Nagavci me mësimdhënësit e Prishtinës, edhe pse vetë nuk mund të isha e pranishme. Arsimi është temë që tejkalon interesat partiake dhe duhet të bashkojë akterët lokalë dhe qendrorë për të mirën e përbashkët. Në frymën e këtij bashkëpunimi, si Drejtori e Arsimit ofruam ndihmën tonë për organizim të takimit”.

“Për habinë time, kuptoj se në vend që të fokusohej në politikat arsimore që së bashku duhet t’i zhvillojmë, Ministrja Nagavci sot takoi mësimdhënësit, në mes tjerash, për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar. Ndoshta edhe duhej ta kisha paramenduar; një takim i tillë po thirret në moment të fundit, pas njoftimit për grevë të përgjithshme në arsim”.

Mes tjerash, Musmurati thotë se takime të tilla me ministren do të duhej të bëheshin për të folur për të ardhmen dhe jo për të arsyetuar të kaluarën apo keq-qeverisjen e tyre.

Sipas saj, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e Prishtinës e dinë gjendjen e arsimit dhe nuk kanë nevojë për ligjërata partiake.

“Më vjen keq që çdo takim që në letër ka për qëllim informimin mbi politikat e reja të Ministrisë dhe dialogun social, në realitet bëhet tubim dhe ligjërim partiak. Mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e Prishtinës e dinë gjendjen e arsimit. Nuk kanë nevojë për ligjërata dhe moralizime mbi qeverisjet e kaluara, lokale apo qendrore, sepse gjendja flet vetë”.

“Koha është që të shohim përpara dhe të flasim për të ardhmen që duhet ta ndërtojmë së bashku. Natyrisht, për të ardhmen mund të flasin vetëm ata që kanë vizion, e jo ata që duan të arsyetojnë të kaluarën apo keq-qeverisjen e tyre. Prishtina është vendi më i mirë ku së bashku mund ta fillojmë jetësimin e këtij vizioni, dhe arsimi është tema më e duhur”.

“Arsimi duhet të na bashkojë. Unë jam e gatshme që sikurse sot, bashkë me ekipin që udhëheq në Drejtorinë e Arsimit, të ofrojmë bashkëpunimin për një dialog të mirëfilltë në përmirësim dhe depolitizim të arsimit. Por, asesi për të lejuar keqpërdorim të mirëbesimit dhe këto platforma dialogu e bashkëpunimi të shfrytëzohen për të përçuar mesazhe partiake që krijojnë ndasi dhe na kthejnë mbrapa. Rruga përpara e arsimit në Prishtinë duket ndryshe”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?