Deliu-Kodra: Kurti këto marrëveshje i kishte shndërruar në kauzë për pushtet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se Albin Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshje të dakorduara gjatë qeverisjeve të kaluara. Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur nga përfaqësuesi […]

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur nga përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE’së, Josep Borell se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet. Megjithatë, pastaj u publikua dokumenti ku shihej se ishte një marrëveshje pothuajse e njëjtë sikur me atë të vitit 2011 të nënshkruar nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.

Deliu thotë se kryeministri i tanishëm i Kosovës gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë për të arritur në pushtet i ka kritikuar marrëveshjet e arritura nga ish-qeverisjet e kaluara.

”Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore,” shkruan ajo.

Më tutje, deputetja pretendon se në politikat e brendshme i pari i ekzekutivit nuk po dëshiron të gjejë një gjuhë të përbashkët bashkëpunimi.

”Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale. Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!,” përfundoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?