Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e B’-së për marrëveshjen bërthamore

Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e B’-së për marrëveshjen bërthamore

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjejes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final. “Shumica e tyre […]

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjejes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final.

“Shumica e tyre [vendeve] pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë, dhe ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje”, tha Borrell më 23 gusht gjatë një interviste për transmetuesin kombëtar spanjoll TVE.

BE-ja tha më 9 gusht se e drafti prej 25 faqesh u është dorëzuar kryeqyteteve të përfshira në proces dhe se teksti është përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore t, duke thënë se Uashingtoni po punon sa më shpejt që është e mundur për të kthyer përgjigje të përshtatshme ndaj komenteve të Teheranit, në drafin final të marrëveshjes të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha më 22 gusht se SHBA-ja ishte e inkurajuar nga Irani që duket se ka hequr dorë nga disa nga kërkesat, siç është ajo për heqjen e përcaktimit të terrorizmit për Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), por shtoi se ka ende çështje të pazgjidhura që duhet të zgjidhen.

Price foli disa orë pasi Irani pretendoi se Uashingtoni ishte duke “zvarritur” negociatat jodirekte për të ringjallur marrëveshjen bërthamore dhe se këmbimi i të burgosurve me Shtetet e Bashkuara nuk është i lidhur me bisedimet bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka thënë në një konferencë për media më 22 gusht në Teheran se, shumë pak çështje kanë mbetur për t’u diskutuar, por të gjitha janë shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se Iranit i duhet marrëveshje e qëndrueshme që do t’ia ruante të drejtat legjitime.

“Amerikanët janë duke e zvarritur procesin dhe pala evropiane nuk është duke vepruar… Amerika dhe Evropa kanë nevojë për marrëveshje më shumë sesa Irani”, ka thënë ai.

Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën më 2015.

Marrëveshja parasheh që Irani të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Më 2018, Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Teheranit.

Prej asaj kohe, Irani ka nisur t’i shmanget marrëveshjes dhe të rrisë pasurimin e uraniumit.

Negociatorët nga Irani, Rusia dhe Bashkimi Evropian – si dhe nga Shtetet e Bashkuara, indirekt – kanë rinisur bisedimet për marrëveshjen me Teheranin më 4 gusht në Vjenë, pas disa muajsh bllokada në negociata./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?