Blloku B2 nuk kthehet sot në funksion ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria, vazhdojnë reduktimet e rrymës

Blloku B2 nuk kthehet sot në funksion ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria, vazhdojnë reduktimet e rrymës

Qeveria e Kosovës, kishte paralajmëruar se Blloku B2 i Termocentralit Kosova B, do të kthehet në funksion më 26 gusht, gjë që do të eliminonte reduktimet e rrymës. Por, KEK e ka demantuar këtë, duke thënë se blloku do të kthehet në funksion brenda dy ditësh. Zyrtarë të KEK-ut kanë theksuar sot për Buletinin Ekonomik […]

Zyrtarë të KEK-ut kanë theksuar sot për Buletinin Ekonomik se të gjitha punët rreth remontit të planifikuar të bllokut B2 të termocentraleve “Kosova B” janë shumë afër përfundimit.

Pritet që në dy ditët në vijim, kjo njësi e rëndësishme prodhuese e energjisë elektrike në Kosovë, të rikthehet në funksion dhe me funksionalizimin e këtij blloku, Kosova do të ketë diku rreth 260 megavatë-orë rrymë plus, që do të thotë: nga 520 megavatë-orë do të bëhen diku rreth 780 megavatë-orë energji elektrike, të prodhuara nga termocentralet tona. Kjo sasi e shtuar e rrymës do të mjaftojë për të furnizuar konsumin veror të Kosovës, që sillet diku rreth 750 megavatë-orë.

Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve të KEK-ut, pritet që brenda 1-2 ditësh të evitohen reduktimet e rrymës dhe të ketë furnizim pa restriksione ditën dhe natën në mbarë vendin.

Remonti i planifikuar i B2-shit ka nisur saktësisht më 7 gusht, dhe ishte paraparë që punët remontuese në këtë stabiliment të zgjasin diku deri më 27-28 gusht. Siç dihet, blloku B2, sikundër edhe B1-shi, kanë kapacitet të prodhimit në gjenerator nga 300 megavatë-orë, ndërsa kapaciteti i këtyre dy blloqeve në rrjet është saktësisht 260 megavatë-orë. Kjo do të thotë, se pas kthimit të B2-shit në prodhim, që pritet të ndodhë më 27, ose më së largu më 28 gusht, nëse gjithçka shkon sipas planeve, konsumit të Kosovës do t’i shtohen edhe 260 megavatë-orë, ose sasia e rrymës që aktualisht po i mungon konsumit të vendit dhe që si pasojë e kësaj mungese kanë nisur qe disa ditë reduktimet goxha të ashpra, përkatësisht 2 orë pa energji elektrike dhe 6 orë pa të.

Pra, nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur dhe ndonjë defekt teknik i paparashikuar, nga fundi i gushtit do të jenë në prodhim gjithsej katër blloqe të termocentraleve B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 e A4 të Kosovës A, që bashkarisht, do të prodhonin diku rreth 780 megavatë-orë energji elektrike (B1 dhe B2 bashkarisht diku rreth 520 megavatë-orë dhe A3 dhe A4 bashkarisht 240- 260 megavatë-orë), që i bie thuaja se aq sa përafërsisht lëvizë konsumi i Kosovës në ditët verore.

Me këtë sasi që do të ketë në dispozicion Kosova pas rikthimit të B1-shit, duhet shtuar edhe diku rreth 100 megavatë-orë të prodhuara nga stabilimentet te energjisë së rinovueshme. Në muajt në vijim, në remont do të jetë vetëm blloku A5 i Kosovës A, tek i cili do bëhet remonti kapital dhe do të zgjasë diku deri në nëntor të këtij viti. Kjo është gjendja aktuale, e shpërfaqur qartë sidomos pas shkuarjes së përnjëhershme në remont të A5-shit dhe B2-shit, përkatësisht pas ndërprerjes së prodhimit në këto dy stabilimente.

Ndërsa, problemet reale nga mungesa e energjisë elektrike pritet të paraqiten tek në muajt e dimrit, kur rritet ndjeshëm konsumi në vend dhe kur kapacitetet prodhuese të vendit (termocentralet dhe stabilimentet ekzistuese të energjisë së rinovueshme) nuk do të arrijnë të përmbushin nevojat e konsumit.

Në këta muaj të ftohtë dhe në këto rrethana, Kosova nuk ka alternativë tjetër-pos të importojë energji me çmime tepër të shtrenjta, ose të aplikojë reduktime të stërzgjatura.

Prandaj, alternativë e domosdoshme mbetet edhe kursimi sa më shumë i energjisë dhe në të gjitha kohët kur ka mundësi. Shpenzimi sa më racional i rrymës, për çka po insistojnë edhe ekspertët e zhvillimeve energjetike dhe autoritetet kosovare mbetet detyrë dhe obligim i secilit konsumator në ditët dhe muajt në vijim, gjatë sezonit dimror. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?