Bimët medicinale, Shqipëria prodhon 330 lloje, më të eksportuarat sherebela dhe livanda

Bimët medicinale, Shqipëria prodhon 330 lloje, më të eksportuarat sherebela dhe livanda

Në Shqipëri kultivohen ose mblidhen mbi 330 lloje bimësh medicinale dhe aromatike. Një publikim i dedikuar i Agjencisë Shqiptare të Investimeve të Huaja i cili përmbledh ecurinë e sektorit në tërësi nënvizon se vendi ynë është ndër 25 eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale dhe aromatike në botë. Të paktën 95 për qind e gjithë prodhimit […]

Një publikim i dedikuar i Agjencisë Shqiptare të Investimeve të Huaja i cili përmbledh ecurinë e sektorit në tërësi nënvizon se vendi ynë është ndër 25 eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale dhe aromatike në botë.

Të paktën 95 për qind e gjithë prodhimit orientohet drejt eksportit. Sipas AIDA-s rritja e eksporteve të këtij grupi ka qenë e vazhdueshme edhe pse në total të ardhurat e gjeneruara mbeten modeste.

Në vitin 2020 këto eksporte llogariteshin 44 milionë euro.

Rreth 32 për qind e eksporteve të këtij grupi orientohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kaq edhe drejt Gjermanisë. Në Turqi rreth 10 për qind dhe po kaq edhe në Francë. Shumica e prodhimit bëhet nga mbledhja e gjerë nga individë të pavarur çka përbën 80 për qind kurse pjesa tjetër është e kultivuar.

Por cilat janë në fakt bimët mediciale dhe aromatike më të eksportuara?

Në vend të parë sipas përmbledhjes së AIDA është sherebela dhe pas saj vjen livanda (levander), rigoni është i treti dhe më pas trumza, mollët e egra.

Shqipëria është furnizues kyç i tregut të SHBA me sherebelë dhe tregut gjerman me trumzë.

“Fermerët në Shqipëri aktualisht kultivojnë, grumbullojnë dhe eksportojnë 186 lloje të bimëve mjekësore dhe aromatike nga 330 llojet e bimëve mjekësore dhe aromatike që rriten në total në Shqipëri. Sektori punëson mbi 90,000 punonjës, 10% e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 Ha” vlerëson publikimi.

Sipas AIDA Bimët mjekësore dhe aromatike në Shqipëri rriten kryesisht në Shkodër, Malësi e Madhe, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Kukës. Tradicionalisht, bimët mdicinale të egra në Shqipëri eksportohen si lëndë e parë. Ato përpunohen më tej dhe paketohen në tregjet e eksportit për t’u shitur më pas me çmim më të lartë.

Aktualisht operojnë 40-50 kompani eksportuese MAP Shqipëria, pjesa më e madhe e tyre i përpunon më tej bimët për prodhimin e produkteve të tilla si vajrat esenciale. /Monitor.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?