Biden paralajmëron faljen e kredive universitare për miliona studentë

Biden paralajmëron faljen e kredive universitare për miliona studentë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha të mërkurën se Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të falë nga 10.000 dollarë hua për miliona ish-studentë universitarë, duke mbajtur një premtim që bëri në fushatën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Gjithashtu presidenti i SHBA-së tha se huamarrësit me të ardhura të ulëta që shkuan në […]

Gjithashtu presidenti i SHBA-së tha se huamarrësit me të ardhura të ulëta që shkuan në kolegj me grantet ‘Pell’ do të përfitojnë deri në 20.000 dollarë falje të kredisë studentore.

Ky lehtësim i borxhit do t’u japë dhjetëra miliona huamarrësve pak frymëmarrje në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara.

Kjo lëvizje mund të rrisë mbështetjen për demokratët e partisë së tij në zgjedhjet e Kongresit të nëntorit, por disa ekonomistë thonë se mund të nxisë inflacionin dhe disa republikanë në Kongres ngritën pikëpyetje nëse presidenti kishte autoritet ligjor për të anuluar borxhin.

Kjo masë është “për familjet që kanë më shumë nevojë për to – punëtorët dhe njerëzit e klasës së mesme që u goditën veçanërisht rëndë gjatë pandemisë”, tha Biden në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Ai u zotua se asnjë familje me të ardhura të larta nuk do të përfitonte, duke iu përgjigjur kështu njërës prej kritikave kryesore ndaj planit.

Shumë demokratë kishin kërkuar që zoti Biden të falte deri në 50.000 dollarë për çdo huamarrës. Republikanët e kundërshtuan faljen e kredive studentore, duke e quajtur atë të padrejtë sepse do të ndihmojë në mënyrë disproporcionale njerëzit që fitojnë të ardhura më të larta.

“Socializmi i huasë studentore të Presidentit Biden është një shuplakë për çdo familje që sakrifikoi duke kursyer për universitetin, çdo të diplomuar që pagoi borxhin e tij dhe çdo amerikan që zgjodhi një rrugë të caktuar karriere ose shërbeu në Forcat tona të Armatosura për të shmangur marrjen e borxhit,” tha të mërkurën udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

Konsumatorët amerikanë kanë një borxh prej 1.75 trilion dollarësh në kredi studentore, rezultat i kostos së lartë të shkollimit universitar, shumë më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të pasura. Zoti Biden tha se vendet e tjera mund t’ia kalojnë Shteteve të Bashkuara ekonomikisht nëse studentëve nuk u ofrohet lehtësim ekonomik. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?