Berisha për Abazoviqin: I peshoi bishti më shumë se koka

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, duke thënë se ai bëri histori, por “i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka”. Berisha tha se Abazoviq është i ri, energjik, pro-evropian dhe se e priti mirë emërimin e tij, […]

Berisha tha se Abazoviq është i ri, energjik, pro-evropian dhe se e priti mirë emërimin e tij, por sipas tij, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, gabimin fatal e bëri me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

“Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb”.

“Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë, ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon”, shkroi Berisha.

Rrëzimin nga posti i kryeministrit të Abazoviqit, Berisha nuk e sheh si fundin e karrierës së tij politike, ku uroi që ai të nxjerrë mësime, teksa shtoi se si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët.

Kujtojmë se mbrëmë Dritan Abazoviq u shkarkua nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, ku mocionin e pozitës e votuan 50 deputetë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?