Avionët amerikanë që transportojnë armë bërthamore fluturojnë sot mbi Tiranë

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë se dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Europës Juglindore. Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin […]

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë se dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Europës Juglindore.

Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.

“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”.

Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë në Shkup, në Sheshin Skënderbej Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe në Dubrovnik të Kroacisë.

Oraret kur pritet të kalojnë bombarduesit

Shkup   2:35-2:45 p.m.

Tiranë  2:50- 3:00 p.m.

Mali i Zi 3:05-3:15 p.m.

Kroaci    3:10-3:20 p.m.

B-52H Stratofortress është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë nënsonike dhe në lartësi deri në 15,166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore, si dhe raketa të llojeve të ndryshme të precizionit të lartë. /A2news/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?