Arrestohet një person në Komoran, u kap me gjashtë paketime drogë

Një person është arrestuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të veturës, te rrota rezervë në bagazh atij i janë gjetur gjashtë paketime me substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë, ndërsa janë konfiskuar edhe dëshmi tjera. Personi […]
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të veturës, te rrota rezervë në bagazh atij i janë gjetur gjashtë paketime me substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë, ndërsa janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.
Personi i arrestuar është I.B, 45 vjeç. Me aktvendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.
“Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar”, thuhet në njoftim.












